Vjen alarmi: Kosova mund ta pret dhjetëvjetorin e shpalljes së pavarësisë me izolim të plotë

Aktuale

Vjen alarmi: Kosova mund ta pret dhjetëvjetorin e shpalljes së pavarësisë me izolim të plotë

Nga: B.S Më: 3 janar 2018 Në ora: 12:12
Foto ilustrim

Ish ambasadori i Kosovës, Lulzim Peci, përmes një postimi në facebook, ka dhënë alarmin për Kosovën.

Ai ka shkruar se Kosova mund ta pret dhjetëvjetorin e shpalljes së pavarësisë me izolim të plotë nëse tentohet të zhbëhet Gjykata Speciale.

Image
Lulzim Peci

“Kosova mund ta pret dhjetevjetorin e shpalljes se pavaresise me izolim te plote nese vetem tentohet te behet zhberja e Gjykates Speciale, apo me mend te mbledhura, duke perfshire ketu edhe kalimin e Marreveshjes per demarkacionin e kufirit me Malin e Zi. Ne rastin e pare mundemi vetem te “festojme” deshtimin e shtetesise tone, ndersa ne te dyten mund te festojme hapjen e rruges per ecje perpara drejte BE-se dhe NATO-s, dhe per kete nuk mund te vendosin vetem politikanet. Prandaj, propozoj qe Qeveria e Kosoves te kerkoj nje “mendim keshillues” nga populli -si zevendesim te referendumit, qe te dalim nga situata e tanishme e rrezikshme per vendin tone”, ka shkruar Peci, përcjellë “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat