Sherifi: Të miratohet sa më parë Ligji për Amnisti për deputetët që hodhën gaz lotësjellës

Aktuale

Sherifi: Të miratohet sa më parë Ligji për Amnisti për deputetët që hodhën gaz lotësjellës

Më: 3 janar 2018 Në ora: 17:37
Bilal Sherifi

Deputeti i Nismës për Kosovën, Bilal Sherifi, ka theksuar se tani deputetët e Kuvendit të Kosovës, duhet ta miratojnë sa më parë Ligjin për Amnisti për deputetët që kanë hedhur gaz lotësjellës.

Ai në profilin e tij në Facebok ka shkruar se duke i shpallur fajtor deputetët që hodhën gaz lotësjellës në Kuvendin e Kosovës, gjykata e bëri atë që është pritur prej saj.

“Aktgjykimi i sotëm është paralajmërim se edhe rastet tjera ku janë të akuzuar deputetët tjerë kështu do të përfundojnë”, ka shtuar Sherifi.

Sipas tij, deputetët duhet ta bëjmë atë që pritet nga ta, duke shtuar se nismën e filluar muajin e kaluar për miratimin e Ligjit për Amnisti për deputetët të cilët kanë hedhur gaz lotësjellës në Kuvend, ta përfundojmë duke e miratuar atë sa më parë.

“Ftoj kolegët nga të gjitha partitë si dhe shoqërinë civile që ta mbështesin këtë nismë. Vetëm kështu do t‘ju hiqej mundësia për të abuzuar me ligjin atyre që janë të gatshëm ta bëjnë një gjë të tillë sa herë që u jepet rasti”, ka shtuar Sherifi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat