Flet juristi: Ja kur deputetëve të Vetëvendosjes u hiqet mandati - Bota Sot
Flet juristi: Ja kur deputetëve të Vetëvendosjes u hiqet mandati

Aktuale

E diel, 22 prill 2018

Flet juristi: Ja kur deputetëve të Vetëvendosjes u hiqet mandati

Hava Orana Xhukolli Nga Hava Orana Xhukolli Më 3 janar 2018 Në ora: 20:45
Deputetët e dënuar të Vetëvendosjes

Sot Gjykata Themelore në Prishtinë ka marrë vendim për deputetët e Vetëvendosjes, duke i dënuar ata më tepër se 5 vjet burg. Meqenëse atyre i është shqiptuar dënimi, ende nuk dihet nëse ata duhet të lënë mandatin prej deputeti.

Njohësi i çështjeve kushtetuese, Muhamet Kelmendi thotë se deputetët nuk duhet lënë mandatin deri kur procedura gjyqësore nuk e merr formën e prerë. Ai kështu e citon edhe nenin e Kushtetutës.

Image
Muhamet Kelmendi

“Jo ende nuk ka përfunduar procedura gjyqësore dhe dënimi nuk e ka marrë formën e prerë. Në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, në nenin 70, paragrafi 6 qëndron: "Deputeti i Kuvendit e humbë mandatin nëse dënohet me vendim gjyqësor të formës së prerë për vepër penale me një ose më shumë vjet burgim", thekson Kelmendi.

Ai thotë më tutje se ky nen plotësohet vetëm nëse nuk bëhet ankesë ndaj aktgjykimit të kësaj shkalle.

“Nëse bëhet, vazhdon procedura në Gjykatën e Apelit. Pritet forma e prerë dhe përfundon mandati i deputetit”, thotë juristi Kelmendi./Bota sot

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test