Beqiri: Gjykata Speciale nuk është dëshirë e jona, por obligim ndërkombëtar

Aktuale

Beqiri: Gjykata Speciale nuk është dëshirë e jona, por obligim ndërkombëtar

Nga: A.M. Më: 4 janar 2018 Në ora: 17:53
Ismet Beqiri

Sekretari i përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri ka ripërsëritur qëndrimin e partisë së tij rreth Gjykatës Speciale.

Ai ka shkruar në Facebook se janë për shtet të së drejtës dhe ruajtjes së raporteve me miqtë ndërkombëtar, shtetet e BE-së dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Postimi i plotë:

Të dashur anëtarë dhe simpatizant të LDK-së

Sot gjatë ditës lexuam një deklaratë, më mirë të themi një të pavërtetë, nga ai që ka irituar, shqetësuar familjar e qytetarë të shumt të Kosovës.

Me të as nuk ka fol as nuk fol askush prej Deputetëve të LDK-së. Ne kemi qëndrimet e qarta, nuk i ndryshojmë për deshira të individëve të papërgjegjshëm. Gjykata Speciale nuk është dëshirë e jona, por ajo tani është një obligim i yni ndërkombëtar. Jemi për shtet të së drejtës dhe ruajtje të raporteve me miqët tanë ndërkombëtar, shtetet e BE-së dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Mos mashtro se nuk të beson askush.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat