Flet Tali, ky është çelësi i zgjedhjes për Gjykatën Speciale

Aktuale

Flet Tali, ky është çelësi i zgjedhjes për Gjykatën Speciale

Nga: Bota sot Më: 4 janar 2018 Në ora: 20:19
Selia e Gjykatës Speciale

Ish deputeti i Kuvendit të Kosovës, Driton Tali ka thënë se çelësi i zgjidhjes së krizës për Gjykatën Speciale, është dorëheqja dhe largimi nga skena politike e Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se ata janë fajtorët kryesorë dhe se Thaçi e ka ndërmarrë këtë iniciativë për të shpëtuar veten dhe jo interesin e Kosovës, përcjell Bota sot.

Postimi i plotë:

Çelsi i zgjidhjes së "krizës së Gjykatës Speciale" është dorëheqja dhe largimi nga skena politike e Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit si fajtorët kryesorë.

Kështu siç po ecin punët, shumica nga ne po besojmë se këtë iniciativë Hashim Thaçi e ka ndërmarrë për të shpëtuar veten e jo interesin e Kosovës!

Prandaj, ai nëse do me na bindë neve se me të vërtet është i shqetësuar për ineteresin e Kosovës e jo për intereset e veta duhet me dhënë dorëheqje dhe duhet të ikë nga skena politike së bashku me Kadri Veselin.

Pastaj, pasi që ata të lergohen nga skena politike, duhet t'i mbledhim juristët më të mirë që i kemi edhe pse jo të angazhojmë ekspertë ndërkombëtarë për të par? mundesistë e ndryshimit t? formës së kësaj Gjykate./BS/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat