Ish-anëtari i AKR-së “godet” Thaçin, Veselin dhe Haradinajn: Specialja do t’iu arrestojë edhe nëse…

Aktuale

Ish-anëtari i AKR-së “godet” Thaçin, Veselin dhe Haradinajn: Specialja do t’iu arrestojë edhe nëse…

Nga: A.ZH Më: 4 janar 2018 Në ora: 21:44
Ramush Haradinaj, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli

Ish-kordinatori i AKR-së në Pejë Tahir Bricori, ka komentuar lidhur me tentativën për shfuqizimin e Gjykatës Speciale.

Në një shkrim të dërguar në redaksinë e gazetës “Bota sot”, Bricori ka thënë se nëse Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Ramush Haradinaj, do të shfuqizojnë Specialen, Kosova më nuk mund të llogaris në Amerikën.

Ai ka theksuar se Specialja do të arrestojë këta të tre, pavarësisht se çfarë bëjnë me shtetin.

Image
Tahir Bricori

Më poshtë shkrimi i plotë:

Loja me zjarrin!

Tentimi i çfuqizimit te Gjykates Speciale nga drejtuesit aktual Thaçi, Veseli, dhe Haradinaj, do te jete akti i fundit qe ju jipet qe te luajne me nje shtet te tere, dhe fatin e ketij populli.

Disa deputet te pandergjeshem ata me parë dhe keta aktual, qe jane te karakterit te Milaim Zekes, nuk e kuptojne drejtimin e shtetit drejt konfrontimit me nderkombetaret, pra shtetet mike, ne veqanti Amerika.

Amerika është duke u dhene mesazhe te qarta deputeteve se çfare mund te ndodhe.

Po çfare mund te ndodhe? A kane shpetim keta qe e sollen vet Specialen?

EULEX dhe KFOR do ti zbatoje urdheresat e Gjykates pa e pyetur qeverine apo ligjet e Kosoves.

Pas kesaj, populli i Kosoves do ti vuaj pasojat, nuk mund te llogaris me ne vellain e madh, Ameriken.

Washingtoni, Brukseli dhe Berlini ju ka bere bolle kjo klase politike, apo me mire te themi Qeverisja ushtarake, Presidenca ushtarake, i tere aparati shteteror me ushtarak, me asnje intelektual.

Te gjithe ata qe kane frike qe mund te i arrestojne Gjykata Speciale, ju do te arrestoheni, pavaresisht se çfare beni me shtetin, dhe nga e gjithë kjo ju do te arresoheni nga vet ajo gjykate qe ju e ftuat vet te ju perndjek.

Populli do zgjidhje dhe çlirim!!/BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat