Berisha për Haradinajn: Pa punu kurrë një punë të vetme në jetën e tij me pushu në vendin më të shtrenjtë në botë

Aktuale

Berisha për Haradinajn: Pa punu kurrë një punë të vetme në jetën e tij me pushu në vendin më të shtrenjtë në botë

Më: 5 janar 2018 Në ora: 00:06
Ramush Haradinaj, Kimate Berisha

Opinionistja e njohur Kimete Berisha, ka vazhduar me ironizimet ndaj kreut të qeverisë, Ramush Haradinaj, pasi ky i fundit bëri pushime luksoze në njërin ndër vendet më të shtrejta në planet, St. Moritz.

Më poshtë shënimi isaj i plotë

Deri para luftës u 'zavit' me gajbe të birrave nëpër sokaqe t'katunit, e sot i erdh dita, pa punu kurrë një punë të vetme në jetën e tij me pushu në vendin më të shtrenjtë në botë.

Avdall. S'sheh kund kësi yrrneku, me qenë njeriu si Ramushi entuziast në budallallëk.

Naiv. As që mundohet m'i mbajt fshehtë punët që ia marrin fytyrën dhe e bëjnë neveritës, po i sforcon ato të meta që me ra në sy prej helikopteri....s'lë njeri pa e kthy kundër vetes...
s'sheh kështu.. i shet kurum popullit të varfër, as nuk ja rrok truni se rinia janë të mërzitur, pa pare e pa rrugëdalje; s'ja rrok, s'i tregojnë ndoshta sa shumë po e shajnë, o Zot sa shumë po e nëmin e po e mallkojnë, e po ia dëshirojnë të gjitha të këqijat që ekzistojnë.

S'ka njeri që s'thotë 'mos ia paft hajrin rrogës'.

P.S. Ramushi po sillet si njeriu që e di se i ka ditët e numëruara;
Si njeriu që e di se nuk i shkon larg;
Si 'i padituri' që jeton çdo ditë sikur të ishte dita e fundit e jetës së tij; 
Si ateisti që nuk beson në ditën e gjykimit.
Si i çmenduri që nuk pranon të dalë nga senatoriumi sepse bremda tij mund ta konsiderojë veten 'zot' dhe s'ia prishë kush disponimin.

P.S: PDK po e shfrytëzon padijen e Ramushit me kallë Kosovën si Neroni-Romën, në kohën kur opozita është lodhur nga pafuqia.

Unë, me sinqeriteton më të madh, besoj (si Montesquieu) se luksi dhe padija e Ramushit po e shkatërrojnë në themel Republikën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat