Haradinaj: Testi PISA, sfida jonë e parë

Aktuale

Haradinaj: Testi PISA, sfida jonë e parë

Më: 5 janar 2018 Në ora: 11:03
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka kërkuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, nga kryetarët e komunave dhe të gjithë ata që janë të përfshirë në këtë proces, që t'i kushtohet vëmendje e shtuar testit PISA, që pritet të mbahet në fund të prillit.

Haradinaj ka shkruar nw facebook se këtë vit, e kemi si dialog të vazhdueshëm, ngritjen e cilësisë në arsim, si top-prioritet i Qeverisë dhe do ta trajtojmë pandërprerë, deri në jetësimin e këtij synimi.

“Kam kërkuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, nga kryetarët e komunave dhe të gjithë ata që janë të përfshirë në këtë proces, që t'i kushtohet vëmendje e shtuar testit PISA, që pritet të mbahet në fund të prillit. Kjo do të jetë sfida jonë e parë. Themelet solide të ardhmërisë sonë vendosen vetëm përmes aftësimit dhe edukimit të të rinjve tanë dhe ky është misioni im”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat