Kelmendi “godet” Hashim Thaçin e Baton Hxhiun: Cili nga këta dy ka gradë më të lartë në hiarkinë e marionetave të Serbisë?

Aktuale

Kelmendi “godet” Hashim Thaçin e Baton Hxhiun: Cili nga këta dy ka gradë më të lartë në hiarkinë e marionetave të Serbisë?

Nga: B.S Më: 5 janar 2018 Në ora: 14:12
Baton Haxhiu dhe Hashim Thaçi

Ish anëtari i LPK-së, Ibrahim Kelmendi, përmes një postimi ka hedhur akuza në drejtim të presidentit, Hashim Thaçi dhe Baton Haxhiut.

Kelmendi ka pyetur se cili nga këta të dy ka gradë më të lartë në në hiarkinë e marionetave të Serbisë.

“Mund të ia qëlloni, cili nga këta dy (hashim thaçi dhe baton haxhiu) kanë gradë më të lartë në hiarkinë e marionetave të Serbisë? Nga minuta 38 edhe Batoni vetëlavdërohet si komandant në UÇK dhe hashimi ia vërteton, ia shfaq edhe gatishmërinë e përjargur, për të dëshmuar që edhe Batoni të bëhet veteran...”, shkruan Kelmendi në faqen e tij në facebook.

Ja postimi i plotë:

RISI E SHPIFUR, POR EDHE E RREZIKSHME...

Mund të ia qëlloni, cili nga këta dy (hashim thaçi dhe baton haxhiu) kanë gradë më të lartë në hiarkinë e marionetave të Serbisë?

Nga minuta 38 edhe Batoni vetëlavdërohet si komandant në UÇK dhe hashimi ia vërteton, ia shfaq edhe gatishmërinë e përjargur, për të dëshmuar që edhe Batoni të bëhet veteran...

Edhe Batoni qenka promotor aktiv për shfyqizim të gjykatës speciale, prandaj edhe një argument më shumë se Beogradi duhet t'i ketë urdhëruar marionetat që ta komplotojnë Shtetin e Kosovës...

***

Kërkoj falje ndaj atyre që nuk kanë kohë për të përcjell kësi teatraleti të shpifur (por domëthënës) dhe e kanë harxhuar duke përcjellë këta dy..., në paraqitje si çift i sapomartuar dhe në muaj të mjaltit (por nuk kuptova cila nga këta është "hashim")...

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat