Sqarimi i LDK-së për mungesën e Lutfi Hazirit sot në Istog

Aktuale

Sqarimi i LDK-së për mungesën e Lutfi Hazirit sot në Istog

Më: 5 janar 2018 Në ora: 16:20
Lutfi Haziri, foto: Bota sot

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, i shoqëruar nga Agim Veliu si dhe anëtari i Kryesisë së LDK-së, Gazmend Muhaxheri, vizituan sot Komunën e Istogut për të marrë pjesë në ceremoninë e betimit të Haki Rugovës si Kryetar i kësaj Komune. Por, në fotografitë që ka dërguar LDK vërehet mungesa e Lutfi Hazirit. Për këtë çështje, media ka biseduar me zyrtarë të LDK-së të cilët dhanë sqarimin për mungesën e Hazirit në këtë ceremoni

Për po këtë çështje, media  ka biseduar me zyrtarë të Zyrës së Lidhjes Demokratike të Kosovës, të cilët thanë se mungesa e Lutfi Hazirit sot në Istog, u bë pasi ai nuk gjendet në Kosovë.

“Lutfi Haziri nuk është injoruar nga askush, ai gjendet në Selanik, andaj edhe nuk ishte i pranishëm në ceremoninë e betimit”, thanë nga Zyra e LDK’së.

Komunikata për media e dërguar nga LDK’ja për këtë ceremoni, thotë se kryetari i LDK-së uroi Kryetarin Haki Rugova me rastin e rizgjedhjes për mandatin e tretë në krye të Komunës së Istogut.

Të pranishëm në këtë ceremoni ishin Isa Mustafa, i shoqëruar nga Agim Veliu, si dhe anëtari i kryesisë së LDK’së, Gazmend Muhaxheri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat