Haradinaj akuzon Isa Mustafën: E la Demarkacionin në raft

Aktuale

Haradinaj akuzon Isa Mustafën: E la Demarkacionin në raft

Më: 6 janar 2018 Në ora: 08:21
Ramush Haradinaj dhe Isa Mustafa

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në emisionin Argument Plus ka diskutuar edhe mbi ratifikimin e marrëveshjes me Malin e Zi, ai akuzoi ish-qeverinë Mustafa se e la këtë çështje madhore për më shumë se dy vite e gjysmë në raftet e dollapëve.

Haradinaj ka thënë se LDK-ja temat e saj shkonte i votonte në tavan, ndërsa demarkacionin e vonuan më shumë se dy vite e gjysmë.

“LDK-ja për me i votu temat e tyre shkonin në tavan i votonin, ndërsa për demarkacionin e vonuan më shumë se dy vite e gjysme. Ata e lanë në rafte çështjen e demarkacionit”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj tha se çështja e Demarkacionit është në duart e deputetëve.

“Unë nuk ju iku temave përballëm me to, qeveria e Kosovës e ka kry në kohë rekord detyrën e saj, ne ja kemi bërë gati parlamentit për të marrë vendim mbi këtë marrëveshje me Malin e Zi, ky proces tash është në duar të deputetëve”, ka përfunduar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat