Pacolli vizitë në Emirantet e Bashkuara Arabe, diskuton edhe për samitin e Interpolit

Aktuale

Pacolli vizitë në Emirantet e Bashkuara Arabe, diskuton edhe për samitin e Interpolit

Nga: Bota sot Më: 6 janar 2018 Në ora: 17:17
Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, sot është nisur për një vizitë njëditore në Emirantet e Bashkuara Arabe.

Pacolli përmes një statusi në Facebook, ka treguar se atje do të takohet me homologun e tij dhe personalitetet tjera shtetërore.

Sipas tij, tema diskutimi do të jenë: Samiti i Interpolit, Nismat për marrëveshjet bolaterale, bashkëpunimi ekonomik, hapja e Ambasadës së Kosovës në Abu Dhabi etj./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat