Javën e ardhshme, të dorëhequrit e VV-së do të dalin me qëndrim zyrtar

Aktuale

Javën e ardhshme, të dorëhequrit e VV-së do të dalin me qëndrim zyrtar

Më: 6 janar 2018 Në ora: 21:48
ilustrim

Javën e ardhshme deputetët dhe anëtarët e dorëhequr nga funksionet në Lëvizjen Vetëvendosje, do të dalin me një qëndrim zyrtar se çfarë do të ndodhë me të ardhmen e tyre.

Këtë e ka thënë për KTV-në, Visar Ymeri, i cili para disa ditësh ka dhënë dorëheqje nga kryetari dhe të gjitha funksionet në parti.

Ai nuk ka dashur të flasë konkretisht për ofertën e Albin Kurtit që të dorëhequrit, duke nisur nga ish-kryetari Visar Ymeri, të kthehen në parti.

“Nuk dua të flas deri javën e ardhshme, atëherë do të kemi një qëndrim zyrtar për këtë çështje”, ka thënë Ymeri për KTV-në nëpërmjet telefonit.

Por më vonë ai ka shkruar një status të gjatë në Facebook ku bënë të ditur se takuar dy herë me deputetin Albin Kurti që nga lirimi i tij nga burgu. Thotë të kenë diskutuar për problemet e brendshme në VV.

Sipas Ymerit, Kurti nuk ka reflektuar dhe nuk ka shprehur keqardhje për, siç thotë ai, “krejt këtë fushatë linçimi e sharjesh, njëherë brenda organizatës e tash së fundi edhe në publik”.

Ai thotë se këto diskutime janë ballafaquar me një problem madhor e që është mungesa absolute e gatishmërisë së Albinit për ta pranuar gabimin e vet.

Ndërsa nuk është shumë optimist edhe për postimet e deklarimet publike për bisedime.

Ndërkohë, të dorëhequrit Dardan Sejdiu e Shqipe Pantina nuk i janë përgjigjur thirrjeve telefonike për të treguar nëse do t’i rishqyrtojnë dorëheqjet e tyre.

Në një postim në Facebook, Albin Kurti ka kërkuar nga të dorëhequrit që të kthehen dhe që të vazhdojnë të punojnë bashkë duke premtuar se nuk do të hakmerret.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat