Vuçiq bëhet sikur nuk i intereson çështja e shfuqizimit të Gjykatës Speciales

Aktuale

Vuçiq bëhet sikur nuk i intereson çështja e shfuqizimit të Gjykatës Speciales

Më: 6 janar 2018 Në ora: 22:27
Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq gjatë një intervistë që e ka dhënë për mediat serbe është pyetur edhe për situatën politike në Kosovë, dhe me tentativat për shfuqizimin e Gjykatës Speciale.

Vuçiq ka deklaruar se është i shqetësuar me situtatën, por që nuk do të merret me problemet individuale që kanë njerëzit në Kosovë.

“Beogradi do të bëjë më të mirën për të kapërcyer të gjitha problemet në mënyrë paqësore. Nuk kam arsye të flas për problemet individuale të njerëzve në Kosovë”, tha Vuçiq,.

Duke folur tutje për Specialen, ai tha se është e rëndësishme siguria e serbëve dhe paqja në Kosovë.

“Megjithëse nuk kemi një autoritet faktik, ne po bëjmë gjithçka që mundemi. Jam mirënjohës për KFOR-in për punën që bëjnë”, theksoi presidenti serb.

Në këtë intervistë që u publikua gjatë ditës, Vuçiq i cilësoi takimet me presidentin Thaçi si mjaft të sikletshme.

Ai vlerësoi se nëse arrihet një marrëveshje e paqes ndërmjet dy vendeve, do të shkruhej në histori.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat