Ramush Tahiri për vizën e Ramush Haradinajt: Su ba nami pse kryeministrit nuk iu dha viza

Aktuale

Ramush Tahiri për vizën e Ramush Haradinajt: Su ba nami pse kryeministrit nuk iu dha viza

Nga: A.Zh Më: 7 janar 2018 Në ora: 14:41
Ramush Tahiri

Për refuzimin e vizës së kryeministrit të vendit Ramush Haradinaj, nga Ambasada Amerikane, ka reaguar edhe politologu i njohur Ramush Tahiri.

Ai ka komentuar për mundësinë e izolimit ndërkombëtar të Kosovës, pasi një gjë e tillë ishte paralajmëruar nga vet ambasadorët e shteteve të QUINT-it, në kohën kur po tentohej shfuqizimi i Gjykatës Speciale.

Tahiri, në një postim në Facebook, ka thënë se nuk mund të ketë izolim vetëm pse një herë kryeministrit, nuk iu dha viza, përcjell Bota sot.

Sipas tij, nuk është bërë “nami”, pasi populli i Kosovës qe shtatëmbëdhjetë vjet po pret në dyert e ambasadave për viza.

“Pse izolim, vetem pse njehere Kryeministrit te Kosoves nuk iu dha viza? Paj populli i Kosoves qe shtatembedhjete vjet po pret ne dyerte e ambasadave per viza e su ba name”, ka shkruar politologu Ramush Tahiri në Facebook./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat