Çfarë po ndodh, këshilltarja e Kadri Veselit kritikon Haradinajn

Aktuale

Çfarë po ndodh, këshilltarja e Kadri Veselit kritikon Haradinajn

Nga: A.S Më: 7 janar 2018 Në ora: 15:32
Ilustrim

Edhe këshilltarja e Kadri Veselit nuk i ka kursyer kritikat ndaj kryeministrit të vendit, Ramush Haradinaj për mos dhënien e vizës nga ana e ambasadës së SHBA-ve në Kosovë.

Në një postim në Facebook, ajo ka shkruar se mos dhënie e vizës kryeministrit  Haradinaj për të marrë pjesë në lutjet e mëngjeshit në Amerikë është një fatkeqësi për Kosovën.

Ky është komenti i saj i plotë në Facebook:

“Amerika na e dha mesazhin e qarte, a mos keni prite qe tash e tutje edhe ne "shëtitje" nëpër Ëashington ju dërgon?! Fatkeqësia këtu nuk është qË kryeministri Ramush Haradinaj dhe te tjeret pas tij qe mund te mos marrin viza, por izolimi i tere Kosoves, stagnimi ne fazen me te rendesishme te saj. Nuk ju ben proamerikan nje flamur ne tavolinat e juaja te punes, e as deklaratat patetike se jeni me SHBA, kur veprimet i keni kunder aleatit tane me te madh. Kujtojeni 1998/1999 kush ju doli krah?! Kush na shpetoi nga gjenocidi? Amerika! Kush ishte aleati i UÇK-se kunder forcave militare te Millosheviqit, Amerika! Sot keni zgjedhe me permbyse gjithe ate mbeshtetje gjithe ate aleance. Edhe po cuditeni pse nuk po merrni viza?!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat