“Haradinaj tash e jep Amerikën për Dautin, ama Bondsteellin e ke...”

Aktuale

“Haradinaj tash e jep Amerikën për Dautin, ama Bondsteellin e ke...”

Nga: B.S Më: 7 janar 2018 Në ora: 16:46
Daut Haradinaj

Pasi në media u publikua lajmi që Ramush Haradinajt i është refuzuar viza nga Amerika, publicistja Kimete Berisha, përmes një postimi në facebook, ka komentuar këtë.

“Lexojani statusin burrit të saj lidhur me vizën qe u tha nga portalet se ia ka refuzuar Amerika, pashë Zotim lexo qysh i personalizon bombardimet e NATO-s dhe Amerikës me trupin e tij. Dhe thotë se është duke pritur viz?n, si atë natë kur i ka pritë bombarimet ndaj Serbisë.  Baca Shekspir.  Thotë se kurrë nuk ia harron Amerikës këtë të mirë që ka bë, prandaj e meriton vizën. Thuajse Amerika ka intervenu me pshtu Rambon prej Serbisë e jo popullin”, ka shkruar Berisha.

Ajo ndër tjera ka shkruar se Haradinaj, tash për Dautin e jep Amerikën.

“Ti që paske qenë kaq i fortë pse s'na çlirojshe pa u bë myftjaq për Amerikën. Tash që t'ka çliru Amerika, u bë halli yt me ja kthy fjalën Amerikës që të ka çliru edhe ty edhe Hashimin e Kadrinë, baras me popullin.  Tash e jep Amerikën për Dautin. Ti e jep Amerikën, se është larg, ama Bondsteellin e ke brenda, kryeministër i një shteti me ushtri të huaj”, ka shkruar Berisha në faqen e saj në facebook,  përcjellë “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat