“Kaubojët Veseli, Thaçi e Haradinaj, dyert i kanë të hapura vetëm te Erdogani”

Aktuale

“Kaubojët Veseli, Thaçi e Haradinaj, dyert i kanë të hapura vetëm te Erdogani”

Më: 7 janar 2018 Në ora: 21:15
Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj dhe Kadri Veseli

Analisti Petrit Zogaj ka reaguar pas refuzimit të vizës që Ambasad Amerikane ia ka bërë kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Zogaj ka thënë se eksperimenti i Haradinajt, Presidentit Hashim Thaçi e Kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, me përpjekjet për ta shfuqizuar Gjykatën Speciale është erdoganizëm.

Ai ka thënë se për këta tre, që Zogaj i quan “kaubojë”, dyer e vetme të hapura janë të President i Turqisë Erdogan.

"Dyert e vetme te hapura per kaubojet Veseli, Thaci dhe Haradinaj, jane vetem ato te Ergodanit. I gjithe eksperimenti i tyre ne keta dy muaj per gjykaten speciale, nuk eshte tjeter pos erdoganizem per nga forma dhe permbajtja", ka shkruar Zogaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat