Hashim Thaçi, Kadri Veseli e Ramush Haradinaj duhet që sot të japin dorëheqjen! Nesër është vonë! - Bota Sot
Hashim Thaçi, Kadri Veseli e Ramush Haradinaj duhet që sot të japin dorëheqjen! Nesër është vonë!

Aktuale

E mërkurë, 18 korrik 2018

Hashim Thaçi, Kadri Veseli e Ramush Haradinaj duhet që sot të japin dorëheqjen! Nesër është vonë!

Nga: Prof.Dr. Enver Bytyçi Më: 8 janar 2018 Në ora: 11:24
Foto ilustrim nga "Bota sot"

Kryeministri Ramush Haradinaj është ftuar në Mëngjesin e Lutjeve të presidentit amerikan, Donald Trump. Por ambasada e SHBA-ve në Prishtinë ia ka refuzuar atij vizën e udhëtimit për në Uashington.

Asnjë mendje nuk mund ta kapte këtë lojë, nëse nuk do të ishim dëshmitarë të ngjarjeve të fundit në Kosovë, kur tre politikanët kryesorë të saj, presidenti Thaçi e kryeparlamentari Veseli të ndjekur për shkak të numrave në parlament nga kryeinistri Haradinaj, janë angazhuar për zhbërjen e Gjykatës Speciale të ngritur me seli në Hagë të Hollandës.

Refuzimi i vizës për kryeministrin e Kosovës nga SHBA është sirenë alarmi. Pas kësaj Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe vetë zoti Haradinaj duhet të japin dorëheqje! Viza e refuzuar nuk ishte thjesht për zotin Haradinaj. Ishte për klasën politike të Kosovës, për presidentin dhe kreun e parlamentit, në radhë të parë! Ata të dy inicuan ligjin e zhbërjes së Gjykatës Speciale.

Sigurisht nga frika se do të përballen me drejtësinë, sidomos për vrasjet e pasluftës të politikanëve më të urtë e më të sukseshëm të Kosovës! Ndërsa Haradinaj është për të besuar se u shkon atyre nga pas për shkak se qenia e tij kryeministër varet nga votat e PDK-së! Megjithatë të tre kanë përgjegjësinë e plotë për Kosovën.

Derisa pas dhjetë vitesh ata po bëjnë të pamundurën ta zhbëjnë bashkë me Gjykatën Speciale edhe pavarësinë e Kosovës, atëherë kjo klasë politike duhet të përballet me qytetarët e Kosovës.

Kosova i ka të gjitha mundësitë të përballet e ta fitojë edhe këtë sfidë, që duket si dhuratë e atyre që mburren me luftën për çlirimin e saj! T’i kundërbihesh SHBA-ve është njësoj sikur t’i kundërvihesh Kosovës. Këta krerë të institucioneve më të larta, të cilët po i kundërvihën SHBA-ve e njëkohësisht vetë shtetit të Kosovës, duhet t’i bëjnë shërbimin e fundit asaj: Të japin që sot dorëheqjen, nesër është vonë!

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test