“Kadri Veseli po frikësohet nga Specialja, shantazhuesit duhet të largohen sa më parë”

Aktuale

“Kadri Veseli po frikësohet nga Specialja, shantazhuesit duhet të largohen sa më parë”

Arbnore Zhushi Nga Arbnore Zhushi Më 8 janar 2018 Në ora: 16:21
Selia e Gjykates Speciale

Kryeparlamentari i Kosovës dhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veseli, ka qartësuar qëndrimin e tij për Gjykatën Speciale.

Ai ka thënë se qëndrimi i tij mbetet i njëjtë me atë që e ka thënë në Kuvend, dy vite e gjysmë më parë, se ai përkrah këtë gjykatë.

Deklarata e tij vije pas shumë alarmit nga shtetet e QUINT-it, se tentimi për shfuqizimin e Gjykatës Speciale, të themeluar me votat e deputetëve të Kuvendit të Kosovës, mund t’i kushtojë vendit me izolim ndërkombëtar.

Në një shkrim autorial për media, të titulluar “Mbi dramën e Gjykatës Speciale”, Veseli ka thënë se Kosova e ka merituar më së paku në botë Gjykatën Speciale, mirëpo, sipas tij, ajo do të ndodhë.

“Më së paku në botë e ka merituar Kosova t’i ndodhë, por ajo do të ndodhë edhe pse ka qindra argumente që flasin kundër saj! Është padrejtësi që po bëhet në emër të drejtësisë! Qëndrimi im ndaj saj mbetet ai që e kam thënë në Kuvend tash e dy vite më parë. Nuk kemi mundur ta ndalnim as atëherë. 22 Dhjetori vetëm e dëshmoi këtë! Por, krejt çfarë ne mundemi, është të mos jemi aq entuziastë e naiv në pritshmëri joreale dhe të mos ushqejmë shpresa hakmarrëse. Ne duhet të jemi të përgatitur dhe të bëjmë krejt çka është e mundur që dëmtimi i shtetit të jetë sa më i vogël. Nuk është fare çështje fati individual. Çështje është dëmtimi i padrejtë nga doktrina e barazimit moral të palëve të përfshira në luftë”, ka deklaruar Kadri Veseli.

Image
Bajram Gecaj

Por, sipas ish-zëvendësministrit të Pushtetit Lokal dhe zyrtarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës Bajram Gecaj, ndryshimi i mendimit të Veselit për Specialen në fund të vitit të kaluar, flet për frikën.

Sipas Gecaj, Veseli po frikësohet nga Gjykata, miqtë dhe nga populli i vendit.

“Edhe në vitin 2015, kur është aprovuar amandamenti kushtetues dhe ligji, e kanë thënë të njëjtën. Pra, se besojnë se nuk është veprim i mirë, por se për hir të vendit e proceseve, duhet aprovuar. Ndryshimi i përnjëhershëm i mendimit në fund të vitit të kaluar, por edhe ky tash, flasin për frikën, fillimisht nga gjykata e tani nga miqtë, por edhe nga popullata. Shtetet serioze nuk funksionojnë në këtë mënyrë, por i respektojnë marrëveshjet e nënshkruara në çdo rast, e posaçërisht kur kjo involvon shtetet e provuara për miqësinë ndaj popullit dhe vendit tonë”, është shprehur Bajram Gecaj në një prononcim për gazetën “Bota sot”.

Sipas Gecajt, shantazhuesit duhet të largohen sa më parë nga skena politike, që Kosova të avancojë përkrah shteteve të rajonit.

“Nuk funksionon shantazhi, tanimë i perfeksionuar edhe ndaj miqve, të cilët ballafaqohen me shantazhe të tilla në baza ditore nga shtete shumë të fuqishme se ne. Këta njerëz duhet të largohen sa më parë nga skena politike, e në mënyrë që Kosova të mund të avancojë para së paku krahë për krahë me vendet e rajonit”, ka shtuar Gecaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat