Halil Geci i reagon ashpër Kadri Veselit: Duke shkelur mbi kufomat e LDK-së arritët majën e shtetit

Aktuale

Halil Geci i reagon ashpër Kadri Veselit: Duke shkelur mbi kufomat e LDK-së arritët majën e shtetit

Nga: B.S Më: 8 janar 2018 Në ora: 22:34
Kadri Veseli dhe Hashim Thaçi, foto e postuar në facebook nga Halil Geci

Halil Geci, njëri nga vëllezërit Geci, përmes një postimi në facebook, ka komentuar “tërheqjen” e Kadri Veselit nga nisma për shfuqizimin e Gjykatës Speciale.

“Laramonit e juaja Kadri ua ka treguar shoku juaj i dikurshem i LPK-s Xhafer Shatri,në një shkrim te tij ku thotë,duke shkelur mbi kufomat e LDK-s arritet majen e shtetit. Sot ne shkrimin e Kadris fajtore kujdestare e paska bërë LDK-n,kjo i bie edhe t’vret edhe t’bën fajtor.Hajt Kadri hajt!”, ka shkruar Geci në faqen e tij në facebook.

Ja postimi i plotë:

Kadri Veseli paska shkruar në gazetën ekspress

Drama mbi gjykaten speciale

Kur e lexova u mahnita nga “shakat” e tij.Kadria para një kohe lobonte te deputetet e LDK-s se bashku me Kryetarin e sotit te Shtetit Hashimin që të ngritej gjykata,dhe me doren e vetë e votuan,kurse i gjithë populli ishin kundra formimit të gjykates,ndersa ju me lobimin e juaj dhe të PDK-s detyruat edhe deputetet e LDK-s që të votojn pro formimit të gjykates.

Me 22 dhjetor Kadria dhe kryetari i tij Hashimi organizuan prap deputetet që të shfuqizohej gjykata që vetë e votuan,pse vepruat kështu!

Sot me daten 8 janar 2018 në gazeten ekspress Kadria i qenka penduar ,dhe po i njejti Kadri është pro gjykates,a po na tregon Kadri ku i ke qadrat bre burrë?

Laramonit e juaja Kadri ua ka treguar shoku juaj i dikurshem i LPK-s Xhafer Shatri,në një shkrim te tij ku thotë,duke shkelur mbi kufomat e LDK-s arritet majen e shtetit.

Sot ne shkrimin e Kadris fajtore kujdestare e paska bërë LDK-n,kjo i bie edhe t’vret edhe t’bën fajtor.Hajt Kadri hajt!

Ujku e fajsonte QINGJIN se po ja trubullon ujin,hajt Kadri hajt,këte e bëni ju Kadri për tu shfajsuar te shoket e juaj,se LDK-ja po ua bënë sherrin!

Një fjalë e popullit thotë:kurë QENIN e rrokë zori nga ujku , këthehet dhe e hanë të Zotin e shtepisë!

Kadria VV e quan jo parimore.

LDK-s i thotë po gëzohet,dhe po hakmerret.Një pytje për ty Kadri kush po hakmerret dhe pse po hakmerret?!!

Hakmarrje me kanun quhet kur dikush ta ka gjakun borxh,dhe e merr ligjin ne doren e vet, dhe merr hakë.Athua çfar haku i paska LDK-ja Kadri Veselit,Hashim Thaqit,dhe PDK-s,LDK-ja gjithmon ka kerkuar DREJTSI për veprimtaret e vrarë dhe gjithmon ka kërkuar që të hetohen vrasjet.

Në shkrimin e ti Kadria thotë politika u ba barrë e rëndë dhe ja ka rënduar popullit jeten! Një pytje për ju Kadri?A ua ka rënduar populli juve jetën!A po ju ua keni randuar popullit?
Te lutem Kadri pergjigju?Një pytje tjeter a e keni izoluar ju popullin dhe e keni futur ne karantin apo mos populli ju ka fut juve?
Vesel Kadria pergjigju te lutem?Nese ju me politiken e juaj,me krimet e juaja,me hajnit e juaja e kini izoluar popullin,merrne iken e largonu nga Kosova ju e dini ku shkoni,se aq fort e keni hidhëruar popullin sa veq sa nuk u dal në mal nga ju.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat