“Letra e Veselit mund të rikthejë situatën e tensionuar politike të vitit 2000”

Aktuale

“Letra e Veselit mund të rikthejë situatën e tensionuar politike të vitit 2000”

Më: 8 janar 2018 Në ora: 23:59
Kadri Veseli

Albert Krasniqi nga KDI-ja thotë se letra e publikuar sot nga Kadri Veseli, në të cilën shihej zmbrapsja e tij nga përkrahja për rrëzimin e Gjykatës Speciale, është shenjë se kryeparlamentari po synon rikthimin e situatës së tensionuar mes “krahut të luftës dhe atij të paqes” në vitin 2000.

Në Interaktiv të , Krasniqi ka theksuar pjesët e letrës në të cilat Veseli kritikonte ashpër deputetët e LDK-së dhe VV-së. Sipas tij, kjo u bë me qëllim që të nxitet një pasiguri në vend.

“Është zmbrapsur pas reagimit të ashpër ndërkombëtar dhe opinionit në Kosovë që reagoi pasi u rrezikua shteti. U tha në letrat e QUINT-it, sidomos të Amerikës, se kjo po bëhet për interesa personale dhe jo shtetërore. Përpos shfajësimit nga Veseli pati akuza ndaj LDK-së dhe VV-së duke tentuar të nxisë konflikt. Sikur tenton të kthehemi në vitin 2000 dhe të ketë tensione mes ‘krahut të luftës’ dhe atij ‘të paqes’. Po tentohet të kthehet një klimë e pasigurisë dhe që më pas këta të paraqiten si të vetmit që mund të mbajnë nën kontroll vendin. I shoh si deklarata të rrezikshme”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat