Haradinaj ia hedhë fajin Kuvendit për Demarkacion

Aktuale

Haradinaj ia hedhë fajin Kuvendit për Demarkacion

Më: 9 janar 2018 Në ora: 14:29
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, që është kundërshtari më i madh i marrëveshjes së Demarkacionit, sot ka larguar fajin nga vetja dhe ka thënë se për vonesat i ka fajet Kuvendi.

Sipas Haradinajt, qeveria e ka kryer punën kur ia ka proceduar Kuvendit këtë marrëveshje.

Ai tutje ka thënë se nuk mund të diktojë agjendën e Kuvendit, por thekson se disa herë ka bërë kritika për këtë vonesë.

‘Ekzekutivi ia ka dhënë parlamentit që brenda 90 ditëve të vendos për demarkacionin, ne nuk mundemi me diktua agjenden e Kuvendit të Kosovës. Janë disa instrumente me vendos shembull si seanca e jashtëzakonshme etj, mirëpo ne ia kemi dhënë mundësinë. Unë e kam kritikuar këtë vonesë dhe hala sot ju them: pse nuk po vendosni?’, ka thënë Haradinaj.

Ndryshe, marrëveshja e shumëkontestuar për kufirin me Malin e Zi është në Komision ku po shqyrtohet dhe pritet që brenda këtij muaji të thirret seancë ku do të vendoset për të. Siç është raportuar, akoma nuk ka numra për t’u kaluar kjo marrëveshje, ani pse bashkësia ndërkombëtare po bën presion për ta kaluar pasi kanë përsëritur se ky është një kusht për liberalizimin e vizave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat