Thaçi ka ftesë dhe ka vizë për Amerikë, por ende s’e dinë nëse do të shkojë

Aktuale

Thaçi ka ftesë dhe ka vizë për Amerikë, por ende s’e dinë nëse do të shkojë

Më: 9 janar 2018 Në ora: 16:03
Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi sikurse vitin e kaluar edhe këtë vit ka marrë ftesë për të qenë i pranishëm në Lutjet e Mëngjesit që më 4 shkurt mbahen në Uashington.

Zyra për informim e Presidentit ka thënë se presidenti Thaçi është i pajisur me vizë amerikane.

“Presidenti është i pajisur me vizë amerikane, por për shkak të agjendës së ngarkuar ende nuk e ka konfirmuar pjesëmarrjen”, ka thënë Zyra e Presidentit.

Ftesë për të marrë pjesë në Lutjet e Mëngjesit kanë edhe kryeministri Ramush Haradinaj dhe kryeparlamentari Kadri Veseli.

Kryeministrit Haradinaj i është refuzuar viza për SHBA, ndërkaq nuk dihet ende zyrtarisht nëse kryeparlamentari Veseli do të udhëtojë për të marrë pjesë në këtë ceremoni. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat