VV në Podujevë ndahet në dy grupime, sekretari me Dardanin e kryetari me Albinin. Potera po hesht

Aktuale

VV në Podujevë ndahet në dy grupime, sekretari me Dardanin e kryetari me Albinin. Potera po hesht

Më: 9 janar 2018 Në ora: 16:49
Asambleistët e Vetëvendosjes në Podujevë

Ndarjet e Vetëvendosjes në qendër kanë bërë kjo parti të ketë probleme edhe në degët e saj.

Një gjë e till po shihet edhe në degën e Vetëvendosjes në Podujevë, ku sekretari i kësaj dege Blerim Maqastena ka dal kundër Albin Kurti, për dallim prej kryetarit të kësaj dege Bajram Ajeti i cili ka dal haptas në përkrahje të zotit Kurti.

Pas kërkesës së Albin Kurtit për tu kthyer në kryesi të gjithë ata që kanë jap dorëheqje, sekretari i VV në Podujevë Blerim Maqastena ka shkruar në  facebook se kjo ftesë a do të thot se edhe Dardan Molliqaj duhet të kthehet në pozitën e Sekretarit Organizativ.

Image

Mirëpo, për dallim prej zotit Maqastena, kryetari i kësaj partie në Podujevë Bajram Ajeti sot në profilin e tij në facebook ka thurur lavde për zotin Kurti.

Image

Një ndarje e till thuhet se ekziton edhe në kryesi dhe në grupin e asambleistëve të këtij subjekti.

Burimet kanë treguar se janë tre asambleistë që po e shqyrtojnë mundësinë për të dal nga VV dhe të krijojnë grup të pavarur brenda asamblesë komunale në Podujevë.

Interesante është se deri më tani ish kandidati për kryetar komune Ajet Potera ende nuk ka folur asnjë fjalë, lidhur me këto ndarje. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat