Djali i Smajl Hajdarajt tregon kronologjinë: Më 2004 vranë policët Sebahate Tolajn e Isuf Haklajn, më 2005 rezidencën e Ibrahim Rugovës...

Aktuale

Djali i Smajl Hajdarajt tregon kronologjinë: Më 2004 vranë policët Sebahate Tolajn e Isuf Haklajn, më 2005 rezidencën e Ibrahim Rugovës...

Nga: P.R Më: 9 janar 2018 Në ora: 17:21
Smajl Hajdaraj u vra në një atentat më 17 janar 2002. Ai ishte ish pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe deputet i LDK-së.

Djali i Smajl Hajdarajt, Shpëtimi, ka komentuar në një postim në facebook, ku shtrohej pyetja se ku ishin krerët e PDK-së në vitet e kaluara, që nga viti 2004 e deri në vitin 2017.

Në komentin e tij, Shpëtimi ka shkruar kronologjinë se ku ishin krerët e PDK-së në këto vite shkruan “Bota sot”.

“Më 2004?-Vranë policët hetues Sebahate Tolajn e Isuf Haklajn , duke dhënë mesazh se kushdo që heton vrasjet politike vritet.

Më 2005?- Vërshuan në rezidencën e Ibrahim Rugovës me sukses.

Më 2006?- festuan për vdekjen e I.R.

Më 2007?- erdhën në pushtet edhe më ndihmën e disa "partnerëve" në LDK.

Më 2008?- shpallën pavarësinë e shtyrë vet për 5 vite.

Më 2009? - shpallnin të çmendur kriminelë të penduar (Nazim Bllacën)

Më 2010?... deri më 2017? - "rehabilitim moral" duke "besuar" edhe vet që vrasjet politike i kanë bërë UFO-të , Reja e zezë, propaganda si luftë brenda llojit, etj”, ka shkruar Hajradaj, përcjellë “Bota sot”.

Kujtojmë se Smajl Hajdaraj u vra në një atentat më 17 janar 2002. Ai ishte ish pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe deputet i LDK-së.

Image
Komenti nga Shpëtim Hajdaraj
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat