Ambasadori O’Conell demanton Thaçin: Askush s’ka premtuar asgjë në këmbim të Gjykatës Speciale

Aktuale

Ambasadori O’Conell demanton Thaçin: Askush s’ka premtuar asgjë në këmbim të Gjykatës Speciale

Më: 9 janar 2018 Në ora: 18:13
O’Connell dhe Thaçi

Ambasadori britanik në Kosovë, Ruairi O’Connell ka folur për herë të parë ndaj akuzave të presidentit Thaçi, i cili kishte thënë se ndërkombëtarët i kanë premtuar Kosovës heqjen e vizave dhe anëtarësimin në organizata të huaja, në këmbim të formimit të Speciales.

O’Connell ka deklaruar se askush nuk ka premtuar asgjë për këtë çështje.

“Askush, bash askush s’ka premtuar asgjë për Gjykatën Speciale. S’ka pasur asnjë rrugë tjetër sa i përket kësaj teme. Kosova ka ecur përpara duke i treguar botës se është gati të ballafaqohet me këto akuza”, ka thënë O’Connell.

Madje, ai ka theksuar se gjërat e tilla nuk mund të bëhen sikur në tregti.

“Nuk ka pasur asnjë premtim, të tillë si gjykoni krimet e luftës dhe ne do tu japim diçka. S’ka të bëj me tregti apo gjëra të tilla”, ka deklaruar ambasadori britanik në Kosovë.

Tutje ai ka deklaruar se ndërkombëtarët kanë punuar që Kosova të anëtarësohet në UNESCO.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat