Abdixhiku tregon se si Kosova po prish raportet me ndërkombëtarët

Aktuale

Abdixhiku tregon se si Kosova po prish raportet me ndërkombëtarët

Më: 9 janar 2018 Në ora: 21:28
Lumir Abdixhiku

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka thënë se nuk kanë qenë në dijeni për zhvillimet dramatike që ndodhën natën e 22 dhjetorit, kur u tentua të shfuqizohet Ligji për Gjykatën Speciale.

Abdixhiku tha se Kosovës iu dhanë dy mundësi: të themelohet një Gjykatë Speciale nga institucionet tona të drejtësisë apo të bëhet një Gjykatë Speciale nga vendet ndërkombëtare.

“Është e padrejtë, është obligim nga ndërkombëtarët. Sot e kemi para vetës zgjidhjen. Ajo iniciativë ka qenë naive, sepse Ligji nuk e zhbën Specialen. Duhet marrë parasysh kërcënimet që na vinë nga ndërkombëtarët, nëse nuk respektohet kjo marrëveshje”, tha tutje ai.

Ai përmendi deklaratën e sotme të ambasadorit britanik Ruairi O’Connell, i cili sot tha se më 22 dhjetor është kontrabanduar me Gjykatën Speciale.

“Liderët tonë janë të mbyllur dhe janë të interesuar t’i prishin marrëdhëniet me partnerët tanë ndërkombëtarë. Nëse do të kishim raporte të mira me ndërkombëtarët, ne do t’i përdornim në favore tonin, sa herë që do të arrihej marrëveshje mes Serbisë e Rusisë. Por tek ne, liderët merren me përçarje. Nuk duhet të prishen raportet me këta që tani i kemi miq. Nuk duhet t’u japim shkas që të na quajnë shtet të dështuar”, tha tutje ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat