Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka thënë se kryeministri Haradinaj po i jep vetëm tension çështjes demarkacionin dhe jo edhe zgjedhje. Ka folur edhe për refuzimin e vizës nga ShBA për kryeministrin.
“Kryeministri, kryeparlamentari e presidenti kanë humbur besimin tek ndërkombëtarët. Askush s’do t’i priste në takim liderët tonë, po të mos ishin këto takimet rajonale. Fakti që një ambasadë i refuzon vizën një kryeministër, është shqetësuese. Është më shumë se lajm ditor. Është mesazh për qytetarët. Është mesazh politik në një situatë të re politike. Ka humbur kredibilitetin e ndërkombëtarëve, zgjidhje kaotike e problemeve ekonomike”, ka thënë Abdixhiku.