Përfundon mbledhja e Vetëvendosjes, ky është kandidati për kryetar

Aktuale

Përfundon mbledhja e Vetëvendosjes, ky është kandidati për kryetar

Më: 10 janar 2018 Në ora: 15:24
Zyrat e VV-së

(E plotësuar) - Sekretari Organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, Ismajl Kurteshi, pas përfundimit të takimit të kryesisë, ka qenë shumë i shkurtër për media, ku ka thënë se kryesia ka marrë vendim që të përkrah letrën e 82 aktivistëve të LVV-së dhe po ashtu ka mirëpritur rikthimin në kryese të deputetes Albulena Haxhiu, e cila ka dhënë dorëheqje para disa muajve.

Kurteshi: Përkrahim letrën e 82 aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje nga diaspora

“Kryesia e Lëvizjes Vetëvendosje e ka përfunduar mbledhjen e saj dhe ka marrë këto vendime:

Që e përkrahim letrën e 82 aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje nga diaspora, e cila është publikuar dhe për të cilën nuk e kam ndërmend të flas.

Çështja tjetër është, se kryesia e ka mirëpritur anëtaren e kryesisë Albulena Haxhiu, e cila ka dhënë dorëheqje para disa muajve dhe se kryesia e Lëvizjes Vetëvendosje do të vazhdon me takimet e saja për t’i tejkaluar problemet me të cilat po ballafaqohet këto ditë”, ka thënë Kurteshi, duke mos dashur t’u përgjigjet pyetjeve të gazetarëve.

 Kurse shefi i grupit parlamentar të LVV-së, Glauk Konjufca, i cili po kthehej në zyrën e LVV-së, tha se tani kanë një takim me disa zyrtarë ndërkombëtarë, por që nuk ka dashur të bëjë të ditur identitetin e tyre.

Konjufca: Janë disa zyrtarë ndërkombëtar

“Janë disa zyrtarë ndërkombëtar, identitetin e të cilëve mund ta zbuloni pas takimit”, tha ai. 

***

Kurti është kandidati i vetëm për kryetar të Vetëvendosjes.

Kështu ka bërë të ditur Ismajl Kurteshi, ushtrues detyre i Sekretarit Organizativ të kësaj partie.

VV sot ka mbajtur mbledhje të kryesisë, ndërsa Kurteshi ka thënë se kryesia do të vazhdojë të takohet për të tejkaluar problemet me të cilat janë ballafaquar këto ditë.

Ai po ashtu ka thënë se e përkrah letrën e 80 aktivistëve nga vendi dhe diaspora si dhe ka përshëndetur kthimin në kryesi të Albulena Haxhiut.

Mbledhja e Kryesisë së Vetëvendosjes, largohet Shpend Ahmeti

Shpend Ahmeti i Vetëvendosjes ka dal nga mbledhja e Kryesisë. I pyetur nga gazetarët në lidhje me kandidaturat e mundshme për kryetar të VV-së Ahmeti tha se nuk ka kandidat tjetër përveç Albin Kurtit.

Tutje ai ka thënë se sonte në ora 00:00 përfundon koha ku mund të paraqiten kandidatët tjerë për kryetar të Lëvizjes.

Image

***

Tashmë në selinë e Vetëvendosjes kanë arritur pothuajse të gjithë anëtarët e kryesisë përveq atyre që tashmë kanë dhënë dorëheqje.

Në mbledhje ka ardhur Albin Kurti, Albulena Haxhiou, Rexhep Selimi, Glauk Konjufca, Shpend Ahmeti, etj.

 Vetëvendosje u kishte dërguar ftesa edhe atyre që janë dorëhequr por asnjë nga ta sot nuk u dukën te selia.

Deri më tani nga lëvizja kanë dhënë dorëheqje Visar Ymeri, Dardan Molliqaj, Dardan Sejdiu, Shqipe Pantina, Qëndron Kastrati, Zgjim Hyseni.

Image

Mblidhet Kryesia e Vetëvendosjes

Kryesia e vetëvendosjes është mbledhur sërish në një mbledhje ku pritet të diskutohen për problemet e fundit që janë shfaqur në këtë parti.

Tashmë në selinë e VV ka arritur edhe kandidati për kryetar i Vetëvendosjes Albin Kurti anëtarë tjerë por edhe disa të dorëhequr nga Kryesia si Faton Topalli dhe Albulena Haxhiu.

Image

Përveq tyre në Kryesi kanë ardhur edhe Hydajet Hyseni, Ismail Kurteshi, Fatmire Kollçaku,etj.

Drejtpërdrejt nga Vetëvendosje

Kryesia e vetëvendosjes është mbledhur sërish në një mbledhje ku pritet të diskutohen për problemet e fundit që janë shfaqur në këtë parti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat