Rugova flet për rrëzimin e qeverisë Haradinaj

Aktuale

Rugova flet për rrëzimin e qeverisë Haradinaj

Albulena Jahaj Nga Albulena Jahaj Më 10 janar 2018 Në ora: 16:44
Naser Rugova

Deklaratat e një pas njëshme të zyrtarëve të Lidhjes Demokratikë të Kosovës po tregojnë  treguar gatishmërinë e tyre për ngritjen e një mocioni mosbesimi ndaj qeverisë “Haradinaj” pas punës 100-ditëshe. Ata janë të bindur se pas vlerësimit të punës së kësaj Qeverie është i bindur se mocioni i mosbesimit është i pashmangshëm.

Ani pse aktualisht ende nuk ka asgjë konkrete  dhe se kryesia e LDK-së ende në këtë fillim vit nuk janë mbledhur për të diskutuar mundësinë e rrëzimit të qeverisë por ata janë të sigurt se kjo qeveri nuk është duke bërë asgjë për integrimin e vendit.

Deputeti i LDK-së në Kuvendin e Kosovës Naser Rugova  ka thënë për “Bota sot”, se LDK ende nuk është mbledh ketë vit për të diskutuar për diçka konkrete në lidhje më rrëzimin e qeverisë.

“Tani për tani nuk mund të them diçka konkrete, ende nuk është diskutuar nga kryesia dhe grupi parlamentar, por realisht po krijohen konditat që kjo qeveri e papërgjegjshme që po i mban peng proceset kruciale të shtet ndërtimit dhe integrimit të vendit në strukturat euroatlantike të lëshojë rrugë. kredibiliteti i saj publik dhe ndërkombëtar është zero” ka thënë Rugova. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat