Qeveria mbanë sekret kontratën për “Kosovën e Re”, ngjallen dyshime për përmbajtjen e saj

Aktuale

Qeveria mbanë sekret kontratën për “Kosovën e Re”, ngjallen dyshime për përmbajtjen e saj

Arben Sylejmani Nga Arben Sylejmani Më 10 janar 2018 Në ora: 17:28
Pamje nga nënshkrimi i kontratës se termocentralit "Kosova e Re"

Flutura Kusari, juristja e së drejtës së medias në Kosovë tregon arsyen pse Qeveria e Kosovës duhet të bëj publike kontratën për ndërtimin e Termocentralit “Kosova e Re”.

“Publikimi i kontratës për ndërtimin e termocentralit të duhet të bëhet publik për shkak se ka të bëjë me një shumë jashtëzakonisht të madhe të parasë së taksa paguesve. Qeveria ka obligim të informojë tatimpaguesit se si planifikon të shpenzojë paratë e tyre dhe ajo duhet t’ia mundësojë shoqërisë civile, ekspertëve dhe të interesuarve të tjerë ta analizojnë, ta komentojnë dhe ta sfidojnë ligjërisht kontratën”, thotë Kusari për “Bota sot”.

Ajo thotë se mos publikimi i kontratës përtej që është keqpërdorim i autoritetet nga qeveritarët, ngjallë dyshime lidhur me përmbajtjen e saj.

“Poashtu kontribuon në rritjen e spekulimeve rreth termocentralit dhe vështirëson punën e gazetarëve në raportimit e kësaj çështje”.

Image
Flutura Kusari, juristje e së drejtës së medias

Sipas saj, një veprim i tillë është në kundërshtim me të gjitha standardet ndërkombëtare për transparencë të themeluara me Kushtetutën e Kosovës, Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut, Këshillin e Europës dhe Gjykatën Europiane për të Drejtat e Njeriut.

“Kjo qeveri ka premtuar transparencë dhe mbajtja sekret e kësaj kontrate tregon që premtimet për transparencë kanë qenë vetëm premtime zgjedhore ndërsa modus operandi e tyre është e njëjtë si e të gjitha qeverive të mëhershme”, shtoi Kusari.

Marrëveshjeve Komerciale për ndërtimin e Termocentralin “Kosova e Re”, në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Contour Global, është nënshkruar me 22 dhjetor të vitit që e lamë pasë.

Kurse, Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka premtoi se kjo kontratë do të bëhej publike para vitit të ri, por nuk ndodhi një gjë e tillë.

Kurse, sot qeveria në një përgjigje me shkrim për “Bota sot”, ka thënë se publikimi i kontratës në fjalë është çështje ditësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat