Drejtori i Postës dhe Telekomit të Kosovës, Agron Mustafa ka publikuar në Facebook videon e plotë të sulmit ndaj tij, i cili kishte ndodhur me 30 dhjetor.
Mustafa ishte sulmuar javë më parë nga dy zyrtarë të policisë së Kosovës, për të cilat ai ka thënë se janë Nazim Sahiti, drejtor i krimeve ekonomike në Policinë e Kosovës, dhe polici Avni Berisha.
Ai ka paralajmëruar se këto pamje janë të rënda +18.
Postimi i plotë:
Ja si i "sulmova" policet!
Se pari u kerkoj falje prinderve, gruas, femijeve, motrave e vellezerve si dhe gjithe familjes per videon e postuar!
Pamjet e postuara jane vetem per 18+
Te nderuar:
Minister i Puneve te Brendshme,
Minister i Drejtesise,
Kryeprokuror i Shtetit,
Kryeshef i Inspektoratit Policor,
Drejtor i Pergjithshem i Policise,
Une nuk do te komentoj gje, por po e le ne vleresimin dhe komentimin tuaj e te publikut!!!