Gashi: Nuk e kemi pasur ndërmend zhbërjen e Gjykatës Speciale - dhe ditën e mirë

Aktuale

Gashi: Nuk e kemi pasur ndërmend zhbërjen e Gjykatës Speciale - dhe ditën e mirë

Më: 10 janar 2018 Në ora: 21:34
Dardan Gashi

Zëvendëskryeministri i vendit, Dardan Gashi, ka komentuar rreth përpjekjes për zhbërjen e Gjykatës Speciale.

“Nuk e kemi pasur ndërmend zhbërjen e Gjykatës - dhe ditën e mirë”, është shprehur Gashi, në RTV Dukagjini, teksa në studio flitej për shqetësimin e ndërkombëtarëve për shfuqizimin e ligjit për këtë gjykatë që do të merret me krimet e luftës.

“Mbase ishin të shqetësuar për mënyrën se si ka ndodhur”, ka thënë Gashi, duke shtuar se është kërkuar të korrigjohet një pjesë e saj e padrejtë në parim, dhe të diskutohet kjo në Kuvend.

Gjatë ditës, Gashi ka publikuar një opinion mbi zgjidhjen e çështjes së Demarkacionit, duke kërkuar referendum, sipas tij me bazë kushtetuese, për të kaluar krizën politike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat