Dastid Pallaska: Themelues i Gjykatës Speciale është Hashim Thaçi

Aktuale

Dastid Pallaska: Themelues i Gjykatës Speciale është Hashim Thaçi

Më: 10 janar 2018 Në ora: 21:35
Dastid Pallaska

Juristi dhe analisti politik, Dastid Pallaska, ka komentuar rreth përpjekjes për shfuqizimin e Ligjit për Gjykatën Speciale, që do të merret me krimet e luftës.

“Këtu po synohet të krijohet baza për një konflikt shumë serioz shoqëror. Këtu po synohet të ndryshohet historia”, ka thënë Pallaska në “Rubikon”.

“Njerëzit, këta liderë që e kanë marrë këtë iniciativë për ta anuluar Gjykatën Speciale, po duan që historikisht shoqëria të pozicionohet se kush është pro dhe kundër themelimit të Gjykatës, dhe kush është pro dhe kundër anulimit, që është e padrejtë”, është shprehur ai.

“Vetëm pak, kush e ka themeluar Gjykatën Speciale do të përcaktohet sot edhe 100 vjet më tutje, në bazë të asaj kush e ka votuar dhe kush e ka themeluar Gjykatën Speciale”, ka vlerësuar Pallaska.

“Nën këtë analizë, themelues të Gjykatës Speciale, janë krerët e UÇK’së, që kryesish janë të mbledhur rreth Partisë Demokratike të Kosovës, dhe nëse duhet ta emërojmë një person, është Hashim Thaçi, personalisht”, ka deklaruar ai.

Pallaska ka kujtuar se Thaçi e ka marrë mundin që brenda një afati shumë të shkurtër kohor t’i bindte deputetët ta kalonin ligjin, pas dështimit të kalimit të tij në përpjekjen e parë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat