Ahmeti deklarohet për dorëheqjet në VV, ka dhe një kërkesë

Aktuale

Ahmeti deklarohet për dorëheqjet në VV, ka dhe një kërkesë

Nga: G.B Më: 10 janar 2018 Në ora: 23:02
Shpend Ahmeti

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka komentuar dorëheqjet e anëtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se dorëheqjet në VV janë humbje, pasi të vlefshëm dhe të dobishëm, përcjell Bota sot.

Ai ka thënë se nëse ndodh ndarje, do të jetë humbje dhe ka bërë thirrje që të gjithë të ulen bashkë.

Postimi i plotë:

Dorëheqjet në VV janë humbje, pa marr parasysh nga cili këndvështrim e sheh. Të gjithë janë të vlefshëm dhe të domosdoshëm për VV që është apo ishte pranë fitores. Në qoftë se ndodh ndarja do të jenë të gjithë më të dobët, edhe ata që rrijnë edhe ata që shkojnë, edhe deputetët edhe kryetarët. Thirrje për të gjithë të ulen bashkë. Mendime ndryshe ka me pas gjithmonë e posaçërisht kur organizata rritet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat