Me këngë para rektoratit, studentët kërkojnë rikthimin e vlerës së bursës

Aktuale

Me këngë para rektoratit, studentët kërkojnë rikthimin e vlerës së bursës

Më: 11 janar 2018 Në ora: 14:44
Studentët para rektoratit

Nën tingujt e kitarës dhe zërit të fuqishëm të këngëtares Albina Kelmendi, studentët kanë kërkuar sot sërish rikthimin e vlerës së bursës nga 500 në 900 euro.

Ata janë mbledhur para rektoratit të UP-së në vazhdën e aktiviteteve simbolike të tyre për të kërkuar që bursa për studentët të ketë sërish vlerën që kishte, pikërisht në kohën kur Këshilli Drejtues i UP-së po mbante mbledhje.

Shkumbin Bytyqi nga organizata studentore “Reforma” ka thënë se kërkojnë nga ky Këshill që të rishqyrtojnë vendimin e datës 21 janar 2017.

“Vendimi i Këshillit Drejtues i marrë më 21 dhjetor 2017 të kthehet në rishqyrtim dhe të rritet vlera e bursës.  Sot këshilli drejtues do të mbajë mbledhje për të rishqyrtuar vendimin. Kërkojmë që të marr vendimin për rritjen e vlerës së bursës”, ka thënë Bytyqi.

Sipas tij, në rast se Këshilli nuk merr vendim sot në favor të studentëve atëherë studentët do të kërkojnë që Këshilli Drejtues të shkarkohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat