Takohen Haradinaj e Rama, flasin për aktivitetet e ‘Vitit të Skënderbeut’

Aktuale

Takohen Haradinaj e Rama, flasin për aktivitetet e ‘Vitit të Skënderbeut’

Më: 11 janar 2018 Në ora: 16:57
Ramush Haradinaj dhe Edi Rama

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë qëndrimit në Shqipëri, është pritur në takim nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Sipas komunikatës për media nga zyra për informim e kryeministrit, në takim, të dy kryeministrat kanë biseduar për zhvillimet politike në rajon dhe për aktivitetet që do të organizohen në kuadër të Vitit Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut.

Kryeministri Haradinaj dhe kryeministri Rama, po ashtu kanë biseduar edhe për zbatimin e marrëveshjeve të arritura në mbledhjen e dy qeverive, në veçanti ato në fushën e ekonomisë, arsimit dhe kulturës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat