Murati: Këto janë opsionet për GP të VV-së, nëse largohen deputetët

Aktuale

Murati: Këto janë opsionet për GP të VV-së, nëse largohen deputetët

Nga: G.B Më: 11 janar 2018 Në ora: 20:37
Artan Murati

Dorëheqjet në Lëvizjen Vetëvendosje po vazhdojnë, por asnjë nga ata që kanë dhënë dorëheqje, nuk ka dhënë dorëheqje nga pozita e deputetit.

E për këtë, hulumtuesi i lartë në KDI, Artan Murati, ka thënë se aktualisht GP i VV-së është grupi më i madh në Kuvend, por që nëse dorëhiqen, atëherë grupi mund ta humbas epitetin, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Murati ka treguar se cilat janë opsionet, nëse largohen këta deputet.

Postimi i plotë:

Cka ndodhe me Grupin Parlamentar te VV-se?

Nga vala e doreheqjeve ne Levizjen Vetevendosje, ka nje numer te konsiderueshem te deputeteve. Keto figura politike ende nuk e kane bere te ditur nese doreheqja nga te gjitha funksionet e partise nenkupton edhe doreheqje nga GP i VV-se. Aktualisht grupi me i madh parlamentar, mund ta humbas kete epitet nese te dorehequrit largohen edhe nga GP.

Nese largohen, keta deputet kane tri opsione:
1. Veprimi si deputet/e i/e pavarur - e mundur, por do ti penalizonte me humbje te se drejtes se votes ne Komisione Parlamentare;
2. Bashkimi ne nje grup parlamentar ekzistues;
3. Formimi i nje grupi te ri parlamentar, nese behen se paku 6 deputete. Gjithsesi, nje grup parlamentar i ri nuk do te mund te mbante emrin e njejte sikurse nje grup ekzistues.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat