Dëshmitari që tregon se kush e vrau Smajl Hajdarajn

Aktuale

Dëshmitari që tregon se kush e vrau Smajl Hajdarajn

Më: 11 janar 2018 Në ora: 22:14
Smajl Hajdaraj

Dëshmitar i mbrojtur i Prokurorisë Speciale, Shkumbin Mehmeti, pranon se ishte pjesëtar i një grupi kriminal i cili ka kryer krime të shumta pasluftës, përfshirë edhe vrasje politike për qëllime të themeluesve të tij.

Ky grup, sipas rrëfimit të Mehmetit, për Zona e Debatit e ka kryer edhe vrasjen e ish-deputetit të LDK-së, Smajl Hajdarajt.

Për këtë, por edhe për rastet tjera, ai thotë se ka dhënë deklarata për organet e drejtësisë. Madje, ai pretendon se ka folur dhe mund të flasë edhe shumëçka tjetër, deri në detaje, kush ku ka vrarë dhe sa herë ka shtënë gjithkush, në secilin rast, nëse prokurorët janë të interesuar.

Por, ai thotë se në të gjitha, ose në shumicën e përpjekjeve të tij për të folur dhe ofruar informacione, është injoruar nga prokurorët vendorë. Madje, siç thotë ai, nuk është lënë as t’i nënshkruajë deklaratat e dhëna lidhur me rastin e Tahir Zemajt dhe Sebahate Tolajt.

Nga gushti i vitit 2012, Mehmeti është bërë dëshmitar i mbrojtur i EULEX-it.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat