Pse është larguar e pastaj kthyer Albulena Haxhiu në VV?

Aktuale

Pse është larguar e pastaj kthyer Albulena Haxhiu në VV?

Më: 11 janar 2018 Në ora: 23:16
Albulena Haxhiu

Në kuadër të emisionit Click po debatohet lidhur me situatën në Vetëvendosje Deputetja e Vetëvendosjes , Albulena Haxhiu në emsionin Click ka treguar arsyet se pse ka dhënë dorëheqje nga VV dhe pse është kthyer.

“Besoj që ështe e drejtë ta tregoj që kam dhënë dorëheqje pikërisht për faktin se shpërfaqej problem jashtë jo brenda dhe si shenjë proteste kam dhënë dorëheqje nga kryesia e VV-së dhe jo nga Këshilli i Përgjthshëm” është shprehur Haxhiu.

Ajo tha se është kthyer në VV për hir të aktivistëve dhe për hir të qytetarëvë të Republikës së Kosovës . “Dhe aryseja që jam kthyer është, e kam tejkaluar veten për hir të VV-së për hir të aktivistëve për hir të qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe për hir të gjithë neve që kemi punuar së bashku” ka thënë ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat