Deputeti i LDK-së pyet: Cili emër i politikanit po fshihet me Biiip?!

Aktuale

Deputeti i LDK-së pyet: Cili emër i politikanit po fshihet me Biiip?!

Nga: A.ZH Më: 12 janar 2018 Në ora: 15:02
Shkumbin Mehmeti

Ndaj deklaratave të dëshmitarit të mbrojtur të Prokurorisë Speciale Shkumbin Mehmeti, ka reaguar edhe deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Haxhi Avdyli.

Përmes një postimi në Facebook, Avdyli ka thënë pyetur se cili emër i politikanit po fshihet me BIIIP.

Ai ka thënë se Prokuroria do të duhej më së largu deri sot që ta merrte në pyetje këtë person për hapur rast për këdo që përmendet pa marrë parasysh a është kryeministër, ministër apo deputet, përcjell Bota sot.

Reagimi i plotë i Avdylit:

Cili emër i politikanit po mshifet me BIIIP ¿ . A thua bre , a është e mundur ¡¡¡. Pas emisionit , pas ketyre akuzave të rënda, më së largu sot Prokuria do duhej ta merrte ne pyetje kete person dhe të hapte rast për kedo që përmdendet pa marrë parasysh a është kryeministër,ministër apo deputet. Pastaj mos të bëjmë si të çuditur pse specialja pse Haga. Sepse ska prokurori, por ka pjesëtar të këtij klani të vendosur si prokurorë./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat