Në Kosovë të izoluar qytetarët, jo edhe politikanët

Aktuale

Në Kosovë të izoluar qytetarët, jo edhe politikanët

Më: 13 janar 2018 Në ora: 08:32
Ilustrim

Derisa qytetarët e Kosovës vazhdojnë të presin dyerve të ambasadave të shteteve të Bashkimit Europian për t’u pajisur me vizë schengen, kryeministri Ramush Haradinaj dhe bashkëshortja e tij Anita janë pajisur me pasaporta të Shqipërisë, me të cilat mund të lëvizin lirshëm në Europë.

Haradinaj nuk është politikani i vetëm kosovar që është pajisur me pasaportë shqiptare.

Pasaporta të tilla posedojnë edhe shumë deputetë nga radhët e pozitës dhe të opozitës.

Haradinaj ka deklaruar dje se këtë pasaportë nuk do ta shfrytëzojë për të udhëtuar në BE, por e ka pranuar si nder që i është bërë nga Shqipëria.

“Vendimi për shtetësi të Shqipërisë është bërë me dekret të presidentit Nishani. Nuk do ta përdori për udhëtime pasaportën shqiptare sepse e kam pasaportën diplomatike. Shqetësimet e qytetarëve janë të arsyeshme sepse jemi të izoluar. Edhe unë e kam shqetësim këtë. Jemi duke bërë punë për të mundësuar liberalizimin e vizave, e cila është e lidhur me demarkacionin me Malin e Zi”, ka thënë Haradinaj, shkruan Zëri.

Ai ka përsëritur se nuk do të heqë dorë nga kundërshtimi i versionit aktual të Marrëveshjes së Demarkacionit, i cili është kushti themelor i BE-së për liberalizimin e vizave, pasi tha se nuk do t’i fitojë vizat duke humbur territor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat