Vjen reagimi i ashpër pas fjalëve të Gucatit: Mos rrej Ngucat, LDK nuk voton shfyqizimin e Speciales - Bota Sot
Vjen reagimi i ashpër pas fjalëve të Gucatit: Mos rrej Ngucat, LDK nuk voton shfyqizimin e Speciales

Aktuale

E mërkurë, 18 korrik 2018

Vjen reagimi i ashpër pas fjalëve të Gucatit: Mos rrej Ngucat, LDK nuk voton shfyqizimin e Speciales

Më: 13 janar 2018 Në ora: 23:23
LDK

Pas deklaratës së Hysni Gucatit se të mërkurën edhe LDK do të votojë shfuqzimin e Gjykatës Speciale, ka reaguar Haxhi Avdyli deputet i LDK-së.

Avdyli përveç se ka mohuar mundësinë e votimit të deputetëve të LDK-së për shfuqizim të Gjykatës Speciale, Hysni Gucatin e ka quajtur “ngucat qafëtrashi që rren!”

Këta ngucatat qafëtrashur nga pagat e veteranëve të cilet me një kohë digjnin mes të Prishtinës flamurin Dardan, sot kanë guximin të rrejnë edhe mes të ditës. Po cfarë LDK-je të voton aventurat e tyre të mesnatës, derisa ishin keta që futen veshët në lesh në vitin 2015 kur Hashimi i siguruar nga dikush qe vetë sështë në listë asokohe detyroi deputetët e vetë në rivotim dy herë të kesaj gjykate. Tani me këto deklarata Ngucatat duken edhe qesharak pasi u bënë vegël e partive politike e asesi mbrojtës të drejtave të veteranëve e vlerave të luftës. Ky ligj ishte i njëjti në vitin 2015, por ateherë pastronte dyshimet e luftës sonë, kurse sot po baltoska luftën. Hashimi me shokë si mentor i tyre i ka shëndrruar në pupete dhe po fshihet pas tyre. Ai po i mëson edhe cka të deklarojnë ,gjithmonë me stilin gjuaje gurin e fshehe dorën. Por kjo nuk shitet. Askush nga LDK nuk voton shfuqëzimin e gjykatës speciale dhe pikë, pa marrë parasysh mjegullës tipike Hashemiane.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test