BE jep detaje për takimin e së martës mes Arifit dhe Gjuriqit

Aktuale

BE jep detaje për takimin e së martës mes Arifit dhe Gjuriqit

Më: 14 janar 2018 Në ora: 14:14
Maja Kocijancic

Të martën, pas një pushimi të gjatë delegacionet nga Prishtina dhe Beogradi takohen në Bruksel.

Bisedimet do të udhëhiqen nga Marko Gjuriq dhe  Avni Arifi.

Vazhdimin e dialogut të martën, mes Kosovës dhe Serbisë, e ka konfirmuar Maja Kocijancic, zëdhënëse e Përfaqësuesit të Lartë të BE, për mediat serbe.

Kocijancic ka thënë se krerët e ekipeve teknike negociuese, Marko Gjuriq dhe Avni Arifi e kanë konfirmuan pjesëmarrjen në bisedimet që do të mbahen nga 16 deri në 18 janar në Bruksel.

Është parashikuar që brenda tri ditëve në rendin e ditës të jenë, zbatimi i marrëveshjeve të arritura deri tani, Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe, Liria e Lëvizjes dhe Gjyqësia.

“Bashkimi Evropian pret nga të dy palët që të angazhohen në mënyrë konstruktive në bisedime dhe të kenë qasje të orientuar drejt rezultateve”, ka thënë Maja Kocijancic.

Këtë vit dialogu do të jetë në nivel presidencial, por takim mes presidentit serb Aleksandar Vuçiq dhe presidenti të Kosovës, Hashim Thaçit ende nuk është planifikuar.

Kujtojmë, së hera e fundit, që Thaçi dhe Vuçiq u takuan ishte më 31 gusht në zyrën e Përfaqësuesit të Lartë Federica Mogerini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat