Pallaska flet për pozitën e opozitën, thotë është koha e fundit për organizim të ri politik

Aktuale

Pallaska flet për pozitën e opozitën, thotë është koha e fundit për organizim të ri politik

Më: 14 janar 2018 Në ora: 17:19
Dastid Pallaska

Avokati , Dastid Pallaska ka deklaruar se në mungesë të përfaqësimit politikë, kosovarët e kanë pranuar realitetin si të mirëqenë.

Sipas tij është koha e fundit që qytetarët pro-evropian dhe liberal të këtij vendit të organizohen politikisht.

Pallaska ka përmendur raportimin e The Economist gjatë ditëve të fundit se Kosova është i vetmi vend në perëndim të Rusisë, që nuk e ka të drejtën e lëvizjes së lirë në Evropë.

Ky është postimi i plotë:

Kosova, i vetmi vend në perendim të Rusisë, që nuk e ka të drejtën e lëvizjes së lirë në Evropë shkroi The Economist para disa ditëve.

Thotë njeri, Kosova – e jo Serbia – është aleat i Rusisë në Evropë.

Ky është rezultat i koktejit të mollotovit që përbëhet nga komandantët e pangopur, institucionalistat anemik, opozita komuniste, ndërkombëtarët indiferent edhe krejt ne të tjerët që – në mungesë të përfaqësimit politik – e kemi pranu këtë realitet si të mirëqenë!

Është koha e fundit që qytetarët pro-evropian dhe liberal të këtij vendi të organizohen politikisht!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat