Deputetët nesër shqyrtojnë Demarkacionin

Aktuale

Deputetët nesër shqyrtojnë Demarkacionin

Më: 14 janar 2018 Në ora: 19:48
Ilustrim

Marrëveshja e demarkacionit me Malin e Zi nesër do të jetë në duar të deputetëve. Kuvendi i Kosovës ka njoftuar se kjo marrëveshje do të shqyrtohet nga komisioni për punë të jashtme, diasporë dhe investime strategjike.

Edhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka paralajmëruar se kësaj teme do t’i vijë epilogu përfundimtar muajin janar.

Ndonëse është proceduar nga Qeveria Haradinaj, demarkacioni në deklarimet publike të deputetëve nuk duket se do i arrijë votat që të kalojë, në versionin aktual që ka.

Deputetë madje edhe brenda partisë së kryeministrit Haradinaj, shprehen të vendosur se në versionin aktual, nuk kanë votë pro marrëveshjes së kufirit.

Mos votimin për këtë marrëveshje e kanë po e shprehin edhe nga Nisma për Kosovën

Zafir Berisha nga kjo parti ka thënë se votat për kalimin e demarkacionin janë larg.

Analistët kanë vlerësuar se çështja e demarkacionit mund të përplas koalicionin qeverisës pa përjashtuar edhe rrëzimin e Qeverisë.

E për ratifikimin e demarkacionit kanë bërë thirrje edhe SHBA-ja dhe BE-ja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat