E konfirmuar: Isa Mustafa pritet që të dërgohet jashtë shtetit

Aktuale

E konfirmuar: Isa Mustafa pritet që të dërgohet jashtë shtetit

Më: 14 janar 2018 Në ora: 20:40
Isa Mustafa

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, kohët e fundit është duke u përballur me disa probleme shëndetësore, për çka edhe është shtrirë në spital.

Por, gjendja e tij shëndetësore është duke u përmirësuar.

Këshilltari i Mustafës, Besnik Berisha, e ka thënë këtë, duke shtuar se ai mund të udhëtojë jashtë vendit për disa ekzaminime.

“Dje personalisht e kam vizituar z. Mustafa dhe mund t’ju njoftoj se gjendja shëndetësore e z. Mustafa tashmë është në përmirësim e sipër dhe se trajtimi i tij është duke shkuar mjaft mirë”, ka thënë Berisha.

“Është planifikuar që në ditët në vijim të kryhen dhe disa ekzaminime të cilat ka mundësi që do të bëhen jashtë shtetit dhe z. Mustafa pritet që shpejt t’i kthehet punës dhe aktiviteteve të tij të përditshme politike dhe jo vetëm”, ka shtuar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat