Azem Sylës i zgjatet paraburgimi

Aktuale

Azem Sylës i zgjatet paraburgimi

Më: 14 janar 2018 Në ora: 23:27
Azem Syla

Gjykata ia ka vazhduar edhe për një muaj masën e paraburgimit Azem Sylës.

Lajmin për KALLXO e ka konfirmuar Besnik Berisha, i cili mbron ish-deputetin e PDK-së dhe ish-komandantin e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së.

Avokati Berisha e ka quajtur vendim shabllon, të kundërligjshëm dhe në shkelje të të drejtave kushtetuese të klientit të tij.

“Ky vendim dhe kjo praktikë nuk reflekton aspak me vendimet e GJEDNj-së“, ka shtuar avokati.

“Në këndvështrimin tim Gjykata e EULEX është shndërruar në noter të kërkesave të Prokurorisë dhe nuk po e ushtron rolin e saj si organ vlerësues dhe i mbrojtjes së ligjshmërisë“, ka thënë Berisha për KALLXO.

Avokati tha se me të pandehurin Azem Syla po eksperimentohet.

“Frika e z. Syla dhe e mbrojtjes është se ky eksperimentim po bëhet dhe po vazhdon me qëllim që EULEX të zgjatë mandatin e tyre duke u thirrë në këtë rast etj.”, tha ai.

“Janë tejkaluar të gjitha limitet e një procesi të drejtë dhe të ligjshëm, prandaj ekziston frika se z. Syla është dënuar akoma pa u gjykuar”, shtoi avokati Besnik Berisha.

Në rastin e njohur si “Toka”, Azem Syla dhe të tjerët akuzohen për krim të organizuar në tjetërsim të tokave me pronësi shoqërore në Veternik e Llapnasellë, afër Prishtinës.

Në dhjetor të vitit 2016, Azem Syla ishte deklaruar i pafajshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat