Dyshimet për falsifikimin e hartave, çfarë po ndodh me hetimet e Prokurorisë

Aktuale

Dyshimet për falsifikimin e hartave, çfarë po ndodh me hetimet e Prokurorisë

Më: 15 janar 2018 Në ora: 10:07
Ilustrim

Kryetarja e Komisionit për Punë të Jashtme, Vjosa Osmani, gjatë mbledhjes së sotme ka thënë se prokuroria ende nuk ka njoftuar zyrtarisht për nisjen e hetimeve për dyshimin e ndryshimit të hartave gjatë punës së ish-komisionit të Murat Mehës për demarkimin e kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi.

“Prokuroria ende nuk ka treguar zyrtarisht nëse kanë nisur hetime për ndryshimin e hartave. Po ashtu, atë ditë kemi marrë materiale të reja, të cilat nuk i janë dorëzuar Kuvendit”, ka thënë deputetja Osmani.

Ajo ka thënë se materialin që ua ka dërguar Qeveria, ka propozuar të dërgohet në kryesinë e Kuvendit, e cila më pas vendos nëse do ta dërgojë në seancë për votim.

Time Kadrijaj nga AAK-ja, anëtare e këtij komisioni, ka kërkuar që Komisioni ta dërgojë këtë marrëveshje në kryesinë e Kuvendit me rekomandimin që të mos votohet.

Të njëjtën që e ka kërkuar deputeti i VV-së Visar Ymeri dhe ai i Nismës, Zafir Berisha.

Por kundër kësaj ka dalë deputetja e LDK-së, Doruntinë Maloku, e cila ka thënë se Komisioni nuk duhet të japë rekomandim se si të votohet për marrëveshjen e Demarkacionit, duke propozuar që kjo t’i dërgohet kryesisë nga asnjë rekomandim.

Në linjë të njëjtë me këtë qëndrim ka qenë edhe deputeti i PDK-së, Elmi Reçica.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat